Sport

VIDEO/ Lukaku dhe D’ambrosio “shembin” murin e Genoa-s, Inter rigjen fitoren duke mos pësuar gol

Një fitore që kthen në njëfarë mënyre qetësinë në kampin zikaltër pas barazimit me Lazion dhe humbjes në derbi me Milanin
Featured image of article: VIDEO/ Lukaku dhe D’ambrosio “shembin” murin e Genoa-s, Inter rigjen fitoren duke mos pësuar gol Inter
Përditësuar:

ITALI-Pas 3 ndeshjeve rradhazi pa fitore, Interi ia del të mposhtë Genoa-n në “Luigi Ferraris Stadium” me shifrat 2-0. Golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë nga Lukaku dhe D’ambrosio. Sulmuesi belg mund të konsiderohet si shpëtimtari i Interit, realizimi i parë do të vinte në minutën e 65-të kur sulmuesi zhbllokoi shifrat. (Goli i pestë në pesë ndeshje të luajtura).

Kaq i mjaftoi ekipit të Contes për të administruar lojën, madje në minutën e 79-të gjeti edhe golin e dytë me D’Ambrosion, i shërbyer me kokë nga Ranocchia, në zhvillimet e një këndoreje.Një fitore që kthen në njëfarë mënyre qetësinë në kampin zikaltër pas barazimit me Lazion dhe humbjes në derbi me Milanin. Interesant është fakti se kjo është ndeshja e parë për Interin që nuk pëson, pas 5 ndeshjeve të luajtura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment