Sport

VIDEO/ Liverpool tregon karakter në derbi, Manchester United përmbyset nga rivali por edhe nga protestat e tifozëve

Aktualisht Liverpool është në kuotën e 60 pikëve, 4 më pak se Chelsea i vendit të 4-t, por Liverpool ka edhe një ndeshje më pak.
Featured image of article: VIDEO/ Liverpool tregon karakter në derbi, Manchester United përmbyset nga rivali por edhe nga protestat e tifozëve Manchester United

ANGLI– Mes protestave të tifozëve të Manchester United për presidentin e klubit, i cili pranoi projektin e Super League-s, skuadra e Solskjaer humbet në derbi ndaj Liverpool me shifrat 4-2. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp që po përpiqet të arrijë zonën Champions.

Një autogol i Philipps i cili iu dha Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat pas 10 minutash lojë në favor të United, ndërkohë baraspesha erdhi nga Diogo Jota pas diçka më shumë se gjysmë ore lojë. Në pushim skuadra e Klopp shkoi në avantazh e një goli pasi Firmino arriti t’i çonte shifrat në 1-2 në sekondat e fundit të shtesës. Pjesa e dytë nisi po me gol për miqtë që shënuan sërish me Firminon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manchester United u përpoq të rikthehej në ndeshje me Rashford 20 minuta para fundit por Liverpooli ishte më i motivuar për të marrë maksimumin dhe vulosi fitoren me Salah pak para fundit, me egjiptianin që realizoi golin e 2-4.Aktualisht Liverpool është në kuotën e 60 pikëve, 4 më pak se Chelsea i vendit të 4-t, por Liverpool ka edhe një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment