Sport

VIDEO/ Liverpool e nis kampionatin në mënyrë të “çmendur”, fiton 4-3,por ja kush shkëlqeu në atë ndeshje

Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan 4 gola, megjithatë fituan me vështirësi 4-3 ndaj Leeds United, që rikthehet pas plot 16 vitesh në elitën e futbollit anglez
Featured image of article: VIDEO/ Liverpool e nis kampionatin në mënyrë të “çmendur”, fiton 4-3,por ja kush shkëlqeu në atë ndeshje Liverpool
Përditësuar:

ANGLI-Liverpool e nis me spektakël dhe sigurisht me fitore mbrojtjen e titullit kampion në Premier League. Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan 4 gola, megjithatë fituan me vështirësi 4-3 ndaj Leeds United, që rikthehet pas plot 16 vitesh në elitën e futbollit anglez.Sapo nisi takimi, Salah gjeti mundësinë për të goditur brenda zonës, por topi u ndal me dorë nga një mbrojtës, me kryesorin që nuk hezitoi për të akorduar 11-metërsh. Egjiptiani nuk mund të gabonte, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Leedsi reagoi në të 12-ën me Harrison, që shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës, por Liverpooli e mori sërish epërsinë 8 minuta më vonë me golin e van Dijk.

Miqtë jo vetëm që nuk e humbën toruan, por barazuan për herë të dytë brenda pjesës së parë me Bomford (30’), megjithatë skuadra e Jurgen Klopp e mbylli pjesën e parë ne epërsi 3-2, pas një perlë të Salah, brenda zonës.Pritej dominimi i Liverpoolit në pjesën e dytë, por golin e shënuan futbollistët e Leedsit, më saktë Klich, pasi një kontrolli të bukur dhe ekzekutimi po kaq të bukur, që la pa shpresa Alissonin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur sfida po i drejtohej fundit, Rodrigo shkaktoi një 11-metërsh në mënyrë naive, duke i dhënë mundësinë egjiptianit Salah ta mbyllte me tregolësh mbrëmjen, ndërsa Liverpoolit të merrtë fitoren e parë, edhe pse ndoshta Leedsi nuk meritonte të humbiste sfidën.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment