Politike

“Jemi miq e do i gjendemi njëri-tjetrit”/ Firmoset marrëveshja për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me Italinë, ministri DI Maio flet shqip: Drejt Europës! Rama e pret me batuta: Perfekte me dialekt napoletan

VIDEO
Përmes një konference të përbashkët, Rama lajmëroi firmosjen e kësaj marrëveshjeje, teksa shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia ka ofruar gjatë kohës së tërmetit të 26-nëntorit dhe gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Featured image of article: “Jemi miq e do i gjendemi njëri-tjetrit”/ Firmoset marrëveshja për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me Italinë, ministri DI Maio flet shqip: Drejt Europës! Rama e pret me batuta: Perfekte me dialekt napoletan Luigi Di Maio dhe Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka fimosur sot marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio. Përmes një konference të përbashkët, Rama lajmëroi firmosjen e kësaj marrëveshjeje, teksa shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia ka ofruar gjatë kohës së tërmetit të 26-nëntorit dhe gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.


“Nuk mundem të mos shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë e saj që në mënyrë të veçantë trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat rrufeshëm dhe u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë. Falënderime dhe mirënjohje për përfshirje të drejtpërdrejtë të mikut tonë Luigi Di Maio dhe kryeministrit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Bruksel, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë por dhe me vepra në krye të radhës. Sot ndajmë së bashku dhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota, eksperiencën e jashtëzakonshme të përballjes me armikun e padukshëm. Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE,”- tha Rama.

Fjalën e tij e mbajti edhe Di Maio, i cili falenderoi Shqipërinë për ndihmën që iu dha gjatë pandemisë së Covid-19, pasi MSH-ja nisi një ekip me mjekë drejt vendit fqinj.

“Vitin e kaluar isha në Tiranë menjëherë pas tërmetit për të ofruar mbështetjen e Italisë. Në atë moment nuk do të kishim imagjinuar dot se në muajt në vijim një tragjedi do godiste dy vendet tona dhe botën mbarë. Lufta kundër COVID-19 që kërkon një sforcim të përbashkët konfirmoi edhe njëherë se e sa e fortë është miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë. Në momentet më të errëta të pandemisë në Itali kemi pritur me shumë falënderim ndihmën nga Shqipëria dhe kur ishte e nevojshme kemi dhënë edhe ne një ndihmë duke dërguar një skuadër operatorësh shëndetësorë italianë.Qëndrueshmëria e raporteve tona është e tillë që ne mundet dhe duhet të bëjmë edhe më mirë. Sot kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ngritur një komision ekonomik të përbashkët, i cili do të ngrejë një forum dialogu për mundësi tregtare dhe investimi për të dy vendet tona, si dhe për të përballuar dhe zgjidhur pikat kritike dhe problematike të marrëdhënieve dypalëshe në kuadrin ekonomik,”- tha ministri italian.

Gjatë firmosjes pati dhe batuta, pasi Di Maio foli shqip.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do të doja ta përfundoja me një frazë, fjali për miqtë shqiptarë, se nuk jam i zoti që të flas shqip ashtu siç kryeministri e flet italishten. “Drejt Europës së përbashkuar”,”- tha Di Maio duke qeshur më pas.

Këto fjalë u pritën me batuta nga Rama, i cili shtoi se ministri italian flet një shqipe perfekte por me dialect napolitan.

“Një shqipe perfekte me dialekt napoletin,”- përfundoi kreu i Qeverisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment