Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Hakërohet celulari i Ilir Metës, Presidenca: Rilindja e rrëmbeu në mënyrë mafioze, u dërgojnë njerëzve mesazhe fyese e
29 Prill 2021, 17:08Nga DOSJA
TIRANË– Celulari i Presidentit Ilir Meta është hakëruar dhe në emër të tij shumë qytetarë dhe jo vetëm kanë marrë mesazhe fyese e kërcënuese. Ishte vetë zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat tha se përgjëgjës për këtë gjë janë banditët e Rilindjes që sipas tij po tentojnë të cënojnë imazhin e Presidentit Meta.
Blushi tha se janë vënë në dijeni nga ish-kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, deputeti Lefter Maliqi, ish-deputetja Silva Caka dhe shumë të tjerë që kanë denoncuar marrjen e mesazheve në emër të Metës, me përmbajtje fyese e denigruese.
Zëdhënësi i Kreut të Shtetit shtoi se për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi sipas tij, nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht.
Deklarata e plotë:
Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve. Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë. Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.
Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja. Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi. Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë?
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË-Në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarët kishin mundësi që përveç partive të mund të votonin edhe për kandidatët që më pas do të zgjidhesin depu...
TIRANË– Nga lista e kandidatëve për deputetë ka edhe nga ata persona që kanë votuar vetëm veten e tyre. Dosja.al e cila ka ndjekur të dhënat hap pas hapi d...
TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili rezultoi fitues në këto zgjedhje në Qarkun e Lezhës, në një intervistë në stu...
TIRANË– Ministria e Arsimit ka shqyrtuar dhe ka pranuar propozimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët sot propozuan që të rihapeshin shkollat ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dalë në krah të kryeprokurorit Olsian Çela, i cili ka kërkuar hetim nga të gjithë vartësit e ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se ka festë në familje. Sot djali i tij dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, Besa...
DURRËS– Pak ditë më parë, në fjalimin e fitores pas zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama u shpreh i lumtur se do t’i shërbente popullit për 4 vite të tjera.P...
FIER-Procesi i numërimit të votave për kandidatët është mbyllur në qarkun e Fierit ditën e sotme. Nga të dhënat, të ndjekura edhe nga Dosja.al, bëhet e ditur se...
TIRANË– Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot prokurorin Alfred Shehu që ka në dorë hetimin për dosjen e Elbasanit, ngjarje ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në...