Aktualitet

Ceremonia për rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, ‘kokat’ e shtetit zbresin në Vlorë me kurora me lule, Meta prin me maskë të bardhë, Rama: Gëzuar për Thaçin dhe luftëtarët

VIDEO
Më kurora me lule në duar, të gjithë rresht shkojnë në sheshin e flamurit për të kryer ritet tradicionale. I pari që u prin është Presidenti Ilir Meta, veshur me një pallto teksa mban dhe një maskë të bardhë.

VLORË– 108-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ka bërë që të gjithë liderët politikë të shkojnë në qytetin e Vlorës, aty ku dhe është ngritur flamuri kuqezi nga Ismail Qemali.

Më kurora me lule në duar, të gjithë rresht shkojnë në sheshin e flamurit për të kryer ritet tradicionale. I pari që u prin është Presidenti Ilir Meta, veshur me një pallto teksa mban dhe një maskë të bardhë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka veshur një kostum ngjyrë blu dhe mban maskë të kuqe. Ai ka mbajtur edhe një fjalë për mediat pas ceremonisë, ku ka uruar Shpalljen e Pavarësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk janë në shtëpi pranë familjeve të tyre,”- tha Rama ndër të tjera.

 Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë. Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment