Showbiz

VIDEO/ LIVE në emision, Jonida Vokshi puth të fejuarin

Jonida Vokshi interviston për herë të parë të fejuarin në emision. Ajo e vë në siklet me pyetje të ndryshme, por edhe momentet romantike nuk mungojnë.
Featured image of article: VIDEO/ LIVE në emision, Jonida Vokshi puth të fejuarin Jonida Vokshi me të fejuarin, Besnik Krapi.

Sikletin e madh të intervistës me të dashurin, Jonida Vokshi e kalon me sukses. Madje ajo përfiton nga ky rast dhe i bën disa pyetje pikante të fejuarit të saj, Besnikut.

I ftuar në emisionin “Personale” me Jonida Vokshin, biseda mes tyre, tepër personale ‘zbulon’ detaje nga dasma e tyre e ardhshme.

Jonida ka publikuar një pjesë të intervistës, ku e pyet Besnikun për nusen e tij (pra, veten e saj) nëse ajo është ashtu siç ai ka ëndërruar dhe ai i thotë shkurt: “Nusja është një loçkë”.

Edhe Besniku ka publikuar me ndjekësit e tij në Instagram një tjetër moment të intervistës. Jonida i kërkon një puthje live dhe Besniku nuk e refuzoi, përkundrazi ai u ngrit menjëherë nga karrigia dhe iu afrua Jonidës duke e puthur.

Emisionin e plotë e ndiqni në orën 20:00 të shtunën në T-HD.

L.K/Dosja.al

Shto Koment