Politike

Basha: Rama, gjobëvënës pa asnjë plan për ekonominë. Veliaj, një vemje që do e padis të hënën prapë!

VIDEO
Kryedemokrati i përsëriti thirrjen qeverisë dhe kryeministrit që të rimbursojnë pacientët me COVID, ndihmë për mjekët, pajisjen me tableta të fëmijëve në shkolla dhe investimet në shkolla.
Featured image of article: Basha: Rama, gjobëvënës pa asnjë plan për ekonominë. Veliaj, një vemje që do e padis të hënën prapë! Lulzim Basha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një “gjobëvënës”, ndërsa ka garantuar të gjithë shqiptarët se për “aferën e inceneratorëve“, qeveritarët nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. I pyetur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët për akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se PD është kthyer në një bandë gjobëvënëse që SPAK duhet ta hetojë, dhe se kryetari, ka shitur kauzat politike për vila dhe para, Basha tha se do e padisë Veliajn.

Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale. Pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?! Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës. Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobvënës. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet. Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij është dorëzuar padi në prokurori. Për të tre aferat s inceneratorëve, fytyra dhe zëri i gënjeshtrës nuk do të shpëtojnë nga hetimi dhe ndëshkimi. Kosto e përpunimit të mbetjeve në Sharrë sipas projektit tonë do të ishte 12 euro/ton, ndërsa sot është 29 euro.Projekti ynë i studiuar nga Banka Botërore dhe GIZ, i konsultuar me grupet e interesit dhe qytetarët.”-tha Basha. 

Më herët, gjatë fjalës së tij, kryedemokrati i përsëriti thirrjen qeverisë dhe kryeministrit që të rimbursojnë pacientët me COVID, ndihmë për mjekët, pajisjen me tableta të fëmijëve në shkolla dhe investimet në shkolla. Basha kërkoi sot edhe uljen e normave të interesit për kreditë me garanci sovrane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre është çështje e jetës së qytetarëve. Mijëra mjekët të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve. Buxheti i shëndetësisë në Shqipëri është sa gjysma e buxhetit të Maqedonisë së Veriut. Bonusi mujor 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët nuk po jepet.  Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, përpihen nga afera korruptive. Personeli shëndetësor i rraskapitur, nuk përballon dot pacientë me sëmundje të tjera. 70 % e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Asnjë masë për mësuesit dhe për dezifektantë. Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundësi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim në teknologji për mësimin në distancë, të përgatitet infrastruktura në rast se shkollat mbyllen. 160 mijë lekë/muaj për të papunët, 200 mijë lekë/muaj për çdo rimarrje në punë nga biznesi. Çek 1000 euro për biznesin e vogël. Subvencionim i qirasë, heqja e taksës së pronës, shtrirja në kohë e mundësisë për të marrë kredi me garanci shtetërore.”-tha Basha. 

Prej disa javësh, PD dhe kryetari, Lulzim Basha prezantuan një plan me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj. Ky plan është i përbërë nga 5 pika; mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor; arsimi i sigurt të fëmijëve; ndihmë për biznesin e vogël. Basha propozoi 20 mijë lekë për pronarët që marrin në punë punonjësin e larguar, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1000 euro për biznesin e vogël, çek 2 mijë lekë të reja për pensionistët.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment