Aktualitet

SITUATA ME COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve japin VENDIMIN: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurimin e kapaciteteve spitaleve. Brataj e pranon: Është rritur koha e pritjes së qytetarëve

VIDEO
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se universitetet do vijojnë online, ndërsa shkollat fillore dhe ato të mesme do të vijojnë në klasa. Shefja e ISHP-së flet për përkeqësim të situatës, ndërsa zv.ministrja Mira Rakacolli është shprehur se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për ezaurimin e kapaciteteve spitaleve. Nga ana tjetër, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj e ka pranuar se është rritur koha e pritjes së qytetarëve ndaj ekipit të mjekëve.
Featured image of article: SITUATA ME COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve japin VENDIMIN: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurimin e kapaciteteve spitaleve. Brataj e pranon: Është rritur koha e pritjes së qytetarëve Komiteti Teknik i Ekspertëve

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID-19 në vendin tonë ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku edhe kanë bërë me dije të dhënat më të fundit lidhur me ecurinë e pandëmisë në vendin tonë.  Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka deklaruar se situata është përkeqësuar, megjithatë këmbëngul se gjithçka është ende nën kontroll.

Në fjalën e saj, ajo ka bërë me dije se femrat janë më shumë të infektuara se meshkujt, duke shtuar se grupmosha më e infektuar ishte 65-74 vjeç. Më pas, Fico ka shtuar se mesatarisht janë shënuar 700 të prekur në ditë, ndërsa testueshmëria është 5.8/1000 banorë. 


Ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dha lajmin se Universitetet do të qëndrojnë mbyllur për një periudhë të pacaktuar, ndërsa shkollat fillore dhe të mesme do të qëndrojnë hapur, pasi nuk është paraqitur asnjë rrezikshmëri. Gjithashtu Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohet për mungesë të kapaciteteve spitalore, pasi gjithçka është nën kontroll. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohqë shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye, kjo për shkak se skuadrat duhet të vishen me kostumin e posaçëm për të kuruar pacientët me COVID. 

(k.m/dosja.al)

  • 12:14

    Gabimi i Mira Rakacollit! Prej muajsh jep leksione, por nuk dëgjon as veten. Mban maskë anti-COVID, por hunda e gjitha jashtë…

    Mbani maskën dhe lani duar! Ky ka qënë mesazhi që kanë shpërndarë ekspertët e shëndetësisë për të mbajtur të ulët numrin e infektmeve të koronavirusit në vendin tonë. Mirëpo sot gaboi edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Në vend që të japin shembullin para qytetarëve, ekspertët po tregojnë sesi nuk duhet që të sillemi.

    Mira Rakacolli

    Rakacolli në konferencën për shtyp ditën e sotme ka mbajtur maskën gabim, duke e lënë gjithë hundën jashtë. Rrjedhimisht ka qënë e pambrojtur ndaj pandemisë. 

  • 10:46

    Brataj qetëson pacientët: Do shoqërohen me ambulancë në shtëpi, s’ka nevojë të gjejnë mjete transporti


    Gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se kryhen rreth 423 vizita në banesë, ku 46% e tyre përfundojnë në spital. Më tej ai qetësoi të gjithë pacientët që të mos përdorin mjete të tjera transporti pasi do të jetë ambulanca që ti transportojë ata në banesë në momentin që do dalin nga spitali.

    “Vazhdon numri i vizitave në banesë 423 në 24 orëve të fundit, janë rreth 46% e tyre që përfundojnë në spital. Pacientët që shërohen shoqërohen me ambulancë. Nuk ka nevojë që të gjejnë mjete transporti”, tha Brataj.

  • 10:41

    Kryetarja e Komitetit Teknik: Mos kini frikë, kemi mjaftueshëm vende në spitale


    Kryetarja e Komitetit Teknik për përballimin e pandemisë, Mira Rakacolli u shpreh gjatë konferencës së sotme se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus. “Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, u shpreh Rakacolli. Prej një jave në Shqipëri janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndaluar mbledhjet partiake dhe tubimet. Gjithashtu janë ndaluar konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

  • 10:37

    Brataj e pranon: Koha e pritjes për qytetarët është rritur. Kryejmë qindra vizita në ditë


    Gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Bratajka sqaruar se për shkak të rasteve të shumta koha e pritjes për qytetarët është rritur, teksa ka listuar dhe arsyet. “Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, epiket duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimin bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit “nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë” sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes“, tha Brataj. Ai më tej dha një sqarim për qytetarët që kanë vështirësi të komunikojnë me mjekun e familjes, duke u sugjeruar të marrin në numrin 08004040.

    ‘Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi me mjekun e familjes për ta kontaktuar, për shumë arsye, sepse edhe ne përfundojmë pacientë. Ka edhe nga kolegët tanë që janë të infektuar, që nuk janë në punë, të marrin 08004040 dhe ne gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të gjitha shërbimet. Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.
  • 10:36

    Rimbursimi i ilaçeve COVID, Rakacolli tregon skemën: Mjeku i familjes përcakton medikamentin, ai është thelbi


    Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha gjatë konferencës për mediat ditën e sotme se raportimi i vdekjeve bëhet me shumë përgjegjësi. Rakacolli u shpreh se çdo gjë raportohet në mënyrë transparente. Më tej ajo u shpreh se është mjeku i familjes ai i cili do të përcaktojë medikamentin që do të merret për rimbursim.

    Raportimi i vdekjeve bëhet me shumë përgjegjësi. Dhe tradicionalisht dhe gjithmonë e kanë plotësuar gjithëmonë me përgjegjshmëri. E raportojmë në mënyrë transparente mënyrën e vdekjes. Sa i përket rimbursimit, duhet ndjekur. Mjeku i familjes përcakton medikamentin e përshkruan, ashtu siç merret me rimbursim, merren edhe këto të COVID. Thelbi është lidhja me mjekun e familjes. Është i ndërtuar sistemi që ta marrin kruën në kohën e duhur në stadin e sëmundjes që paraqiten tek mjeku.’- tha Rakacolli.

  • 10:24

    Pandemia e COVID, merret vendimi për Universitetet, qëndrojnë ende online


    Mësimi në universitete do të vijojë të jetë online! Ky është vendimi që u tha ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Eskpertëve. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës. ‘Komiteti mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë. Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë. Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë“, tha Rakacolli.

  • 10:23

    Situata me COVID, Arbana Fico bën me dije grup-moshat më të prekura: Risku është shtuar


    Drejtoresha e ISHP Arbana Fico gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për mediat tha se nga të dhënat e deritanishme rezulton se 48% e vdekjeve janë të gjinisë mashkullore, ndërkohë që 52% janë femra. Grupmoshat më të prekura nga COVID-19 sipas ISHP janë 65 deri në 74 vjeç, dhe 55 vjeç deri në 64 vjeç. “Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo dite ne raportimin ditor, situata paraqitet ne një nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve pozitivë ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore: Incidenca dy javore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë. Mesatarja ditore e rasteve pozitivë 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me raste pozitivë është 2.1% gjatë kësaj jave. Meshkuj 48% Femra 52% Moshat më të prekura 65-74 Ndjekur nga 55-64 Testimet 5.8 në 1000 /javë (rekomandimi obsh 1/1000 javë)”, tha Albana Fico. Ajo bëri një apel për qytetarët për të zbatuar rregullat e vendosura, të vendosin maskën, të ruajnë higjienën dhe distancën dhe të shmangin grumbullimet.

Një Koment në “SITUATA ME COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve japin VENDIMIN: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurimin e kapaciteteve spitaleve. Brataj e pranon: Është rritur koha e pritjes së qytetarëve

  1. Obsh vetem ne Shqiperi degjohet qe nuo mbyllen shkolla!!! Hajde teknik hajde.. po ne Europe kane mbyll dhe kopshtet e shkollat.. apo tek ne varja… se kuptojn qe ben kasapane me shkolla hapur.. na e rekomandon OBSh??

Shto Koment