Aktualitet

VIDEO/ Hapet COVID-4, shtrohen pacientët e parë, ministrja shkon vetë në ‘inagurim’, Brataj i ankohet për kritikët: Duam vetëm të na lënë të qetë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falenderuar të gjithë mjekët për gartishmërinë e tyre, por shefi i Urgjencës ka pasur një kërkesë për të. 
Featured image of article: VIDEO/ Hapet COVID-4, shtrohen pacientët e parë, ministrja shkon vetë në ‘inagurim’, Brataj i ankohet për kritikët: Duam vetëm të na lënë të qetë! Pamje nga videoja

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë prezente pak minuta më parë në “inagurimin” e spitalin COVID-4, në të cilin janë shtruar edhe pacientët e parë. Në fjalën e saj, ministrja ka falenderuar të gjithë mjekët për gartishmërinë e tyre, por shefi i Urgjencës ka pasur një kërkesë për të. 

Në fjalën e tij para kamerave, Skënder Brataj duket se është mërzitur nga kritikat që ka dëgjuar dhe ka shprehur dëshirën që t’i lënë mjekët të qetë në detyrën e tyre. Më pas, ministrja tha se ky spital do të presë pacientët që rehabilitohen fillimisht në spitalet COVID-1 dhe COVID-3

PJESË NGA BISEDA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja: Puna do të na tregojë dhe do të na mësojë. Dua t’ju falenderoj të gjithë për angazhimin tuaj natë e ditë për të vënë në punë spitalin. Shumë faleminderit ekipit mjekësor. Nuk do të jetë e lehtë, janë shtruar edhe 100 shtretër. Dimri na drejton në hapjen e strukturave të reja.

Brataj: Duam që të na lënë të qetë të punojmë. Kaq duam!

Sipas qeverisë dhe skenarëve të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, me hapjen e COVID-4 janë shtuar 100 shtretër të tjerë për të infektuarit, edhe pse për javë me radhë kanë këmbëngulur se ka ende kapacitete. Pavarësisht pretendimeve të tyre, mediat kanë publikuar pamje nga oborret e Infektivit dhe Sanatoriumit, të mbushur me pacientë që presin në ambulanca radhën për t’u futur në spital. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment