Politike

VIDEO/ Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat. Luli, një kukull që flet kur kurdiset

Kryeministri shtoi se ka luftuar gjithë natën që të mos iknin vaksinat në një tjetër vend, pasi Covid-19 ka bërë që vendet të kacafyten dhe është luftë për mbijetesë. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të mos lejojnë që të kthehen mbrapa dhe që votën ja japin më 25 prill për Partinë Socialiste. Rama tha se duhet të rilindë vendi dhe se nuk mund të lejojë që të kthehen më pas.
Featured image of article: VIDEO/ Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat. Luli, një kukull që flet kur kurdiset Pamje nga aktiviteti elektoral i PS

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka pranuar rëndësinë e kontrollorëve nga Gjirokastra. I pranishëm në nje takim me kandidatët për deputete, Rama tha se ata janë punonjës që nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, por që i kishin bërë edhe planet në mënyrë djallëzore.

Kryeministri shtoi se ka luftuar gjithë natën që të mos iknin vaksinat në një tjetër vend, pasi Covid-19 ka bërë që vendet të kacafyten dhe është luftë për mbijetesë. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të mos lejojnë që të kthehen mbrapa dhe që votën ja japin më 25 prill për Partinë Socialiste. Rama tha se duhet të rilindë vendi dhe se nuk mund të lejojë që të kthehen më pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeopozitarit Lulzim Basha. I pranishëm në Gjirokastër, referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën në Rinas e konsideroi si një dështim të kryeministrit, Rama tha se kreu i PD-së është një kukull. Sipas kryeministrit, Basha flet kur e kurdisin ata që e kanë vënë përpara.

  • 18:48

    “Rinasi, dështimi i kryeministrit”/ Rama: LuIi, një kukull që flet kur kurdisët, e nxjerrin xhavajdurët

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeopozitarit Lulzim Basha. I pranishëm në Gjirokastër, referuar fjalëve të Bashës, i cili situatën në Rinas e konsideroi si një dështim të kryeministrit, Rama tha se kreu i PD-së është një kukull. Sipas kryeministrit, Basha flet kur e kurdisin ata që e kanë vënë përpara. “Xhavajdurët kanë bërë çdo gjë dhe Luli del e thotë ‘e patë çfarë ndodhi në Rinas, është dështim i Ramës. Një kukull që kurdiset, që del e flet kur i thonë, njëherë tjetër nuk flet. Por nuk mundët që të vijë ai njeri. Nuk duhet të lodhemi e të dorëzohemi. Sepse mundësitë që ne kemi janë të mëdha. Nuk mund të imagjinohej disa vite më parë që një kompani aq e madhe që do të investojë në Durrës, do t’i qasej Shqipërisë. Sot futja e tyre bën që ne ta shikojmë të afërt, mundësinë që Shqipëria të bëhet eksportues,”- tha Rama ndër të tjera.

  • 18:32

    Rama për kontrollorët: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, kishin bërë llogari djallëzore, luftuam gjithë natën që të mos na iknin vaksinat në një tjetër vend. Është kacafytje botërore

    Kryeministri Edi Rama ka pranuar rëndësinë e kontrollorëve nga Gjirokastra. I pranishëm në nje takim me kandidatët për deputete, Rama tha se ata janë punonjës që nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, por që i kishin bërë edhe planet në mënyrë djallëzore.

    Kryeministri shtoi se ka luftuar gjithë natën që të mos iknin vaksinat në një tjetër vend, pasi Covid-19 ka bërë që vendet të kacafyten dhe është luftë për mbijetesë. 

    “Do vazhdojmë më ndërtimin e lagjeve të reja që ta kthejmë tërmetin në një histori të së shkuarës. Është një volum kolosal punë, por ne po e bëjmë. Ne jemi në kushtet e reja të një procesi vaksinimi masiv, me një ritëm që na ka çuar në fashën më të lartë për ritmin e vaksinimit në të gjithë Europën. Kjo ndodh sepse ky është karanteri ynë, forca dhe besimi ynë është ky. E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Ata kontrollorët nuk janë punonjës që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë djallëzore. Duhen disa javë t’i zëvendësonim. Dhe aq duhen për të sjellë rrumpallën. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje. Ne humbëm një ditë, por sot vaksinat erdhën. Kaluam gjithë natën duke luftuar që vaksinat të mos iknin në një drejtim tjetër. Sepse nuk e beson njeri. Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore. I porosita por mbaji aty. Ç’është kjo? I merr dikush tjetër. Si t’ua them që Presidenti dhe disa leshko u bënë bashkë për t’i bllokuar,”- tha Rama ndër të tjera. 

  • 18:26

    Rama: U joshëm nga sirenat joshëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Saliut, por nuk do të kthehemi më mbrapa

     Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të mos lejojnë që të kthehen mbrapa dhe që votën ja japin më 25 prill për Partinë Socialiste. 

    I pranishëm në një takim me kandidatët e PS-së për deputetë, Rama tha se duhet të rilindë vendi. Ai shtoi se janë joshur nga sirenat e ‘Haxhi Qamilit e të Sudes e Saliut’, duke nënkuptuar këtu Opozitën por që nuk do ta bëjë më këtë gjë.

    “Kështu është gjithë procesi i zhvillimit ku ne jemi sot, njësoj si dyert e Gjirokastrës. Të tjera dyer presin për tu hapur. Shtëpi që rindërtohen dhe të tjera që presin të ndërtohen e të rilindin. U bë një kohë shumë e gjatë braktisje e degradimi, pluhuri dhe indeiference për të hyrë në këtë proces. Ne kemi hyrë tani dhe zgjedhja më 25 prill është shumë e qartë. Të vazhdojmë të hapim dyer, të rilindin pjesë të këtij organizmi kaq të bukur. Apo të ndalemi e të kthehemi mbrapa? Siç kemi bërë kur ramë pre e sirena joshëse të Haxhi Qamili e të Sudes e Saliut dhe përvëluam veten. Të gjitha rëniet mbrapsht janë ndryshe, por kanë një të përbashkët, rikthejmë të shkuarën në vendin tonë. Kemi vendosur një objektiv për të kapur një majë, ngjitja është e vështirë,”- tha Rama ndër të tjera.

Shto Koment