Sport

VIDEO/ Lille e PSG në sprintin final për titullin kampion, gjithçka do të vendoset javën e fundit të kampionatit

Duhet java e fundit e kampionatit për të kurorëzuar skuadrën që do të triumfojë në Francë. Dueli Lille-PSG do të vazhdojë deri në fund me diferencën që tashmë është 1 pikë larg
Featured image of article: VIDEO/ Lille e PSG në sprintin final për titullin kampion, gjithçka do të vendoset javën e fundit të kampionatit Luis Fonte dhe Marquinhos

FRANCË-Duhet java e fundit e kampionatit për të kurorëzuar skuadrën që do të triumfojë në Francë. Dueli Lille-PSG do të vazhdojë deri në fund me diferencën që tashmë është 1 pikë larg.

Këtë fundjavë Lille u ndal në një barazim pa gola ndaj Saint Etienne,ndërsa nga ana tjetër kampionët në fuqi fituan thellë 4-0 përballë Reims, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 45 minutave të para realizuan dy “yjet” e parizienëve, Neymar (13’ me 11-metërsh) dhe Mbappe, ndërsa në fraksionin e dytë shkuan te goli Marquinhos dhe Moise Kean. Javën e fundit të kampionatit PSG do të luajë në transfertë ndaj Brest,ndërsa Lille do të luajë ndaj Angers.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment