
FRANCË-Lille dhe Milan lanë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit në grupin H të Europa League, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e dytë mes tyre, e vlefshme për raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe. Golit të Castillejos për Milanin në fillimin e pjesës së dytë iu kundërpërgjigj Bamba.
Lille ruajti kreun me këtë barazim në kuotën e 8 pikëve, ndërkohë që Milani vazhdon të jetë i dyti tashmë me 7 pikë, por falë fitores që Sparta e Pragës mori ndaj Celtic u rihap gara për kualifikimin, pasi çekët shkuan në kuotën e 6 pikëve.
E.Ç (Dosja.al)