
EUROPË-Chelsea ia doli të fitojë 3-0 ndaj Rennes me dygolësh të Timo Werner dhe finalizimin e Abraham, me të njëjtin rezultat, 3-0, Dortmundi fitoi në fushën e Club Brugge, ku spikati Haaland me dy gola (golin e parë të sfidës e shënoi Torgen Hazard).
PSG shpërdoron epërsinë 1-0 por edhe një 11-metërsh nga Di Maria përballë Leipzigut, që fitoi me përmbysje 2-1 me gola të Nkunku dhe Forsberg, duke zhvlerësuar rrjetën e Di Marias që në minutën e 6-të. Parizienët e mbyllën me 9 lojtarë sfidën, pasi Gueye dhe Kimpembe morën nga dy të verdha.
Përmbysje e jashtëzakonshme 3-2 e Sevillas përballë Krasnodarit. Skuadra Ruse udhëhiqtë 0-2 deri në fundin e pjesës së parë, kur Rakitic shënoi të parin për vendasit. Kartoni i kuq i Navasit ua bëri më të vështirë punën andaluzëve, që gjithsesi mes sakrificave arritën të shënon dy herë me të njëjtin autor, En Nesiry, për të siguruar një fitore të madhe.
E.Ç (Dosja.al)