Rajoni

VIDEO/ Ky është hoteli Atlantida, vendi ku u strehua krimineli i tmerrshëm, Arkani dhe thuri planet e luftës, brenda tij ka pasur kazino e pishina por banorët s’e duan më: Dhimbje për ne, aty janë dhunuar gra e fëmijë….

Me nisjen e luftës, ky hotel u kthye në bazën, ku u planifikuan krimet e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe. Madje në këtë hotel është strehuar edhe Zhelko Razhnatoviç, i njohur si Arkani, krimineli më i tmerrshëm që ka njohur Kosova.
Featured image of article: VIDEO/ Ky është hoteli Atlantida, vendi ku u strehua krimineli i tmerrshëm, Arkani dhe thuri planet e luftës, brenda tij ka pasur kazino e pishina por banorët s’e duan më: Dhimbje për ne, aty janë dhunuar gra e fëmijë…. Hoteli
Përditësuar:

KOSOVË– Mediat kosovare kanë shkruar sot për një ndërtesë, e cila u sjell shumë kujtime të hidhura pejanëve, hotelin Atlantida në Vitomoricë. Sipas tyre, në vitet 1990, ky hotel ka qenë me emër të madh në Dukagjin, pasi shërbente si një kafene luksi.

Me nisjen e luftës, ky hotel u kthye në bazën, ku u planifikuan krimet e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe. Madje në këtë hotel është strehuar edhe Zhelko Razhnatoviç, i njohur si Arkani, krimineli më i tmerrshëm që ka njohur Kosova.

Tahmë, ky objekt është pronë e një qytetari boshnjak, i cili ruan ende gjërat që kanë qenë aty para 201 vitesh. Edhe pse tashmë, nuk ka mbetur asgjë nga pishinat e kazinotë, që kanë qenë shumë vite më parë në këtë hotel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Smajl Elezaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrëfen historinë e trishtë të Antlantidës. Elezaj tregon që brenda këtij objekti janë dhunuar edhe gra të cilat janë marrë nga kolona e civilëve për në Mal të Zi. Banorët mendojnë se ky objekt nuk duhet të jetë në fshatin Vitomericë të Pejës. Prokuroria Speciale e Komuna e Pejës nuk ka dhënë asnjë përgjigje, edhe pse mediat vendase kanë kërkuar të dinë se ç’do të bëhet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment