Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Misioni i autoambulancave është që të transportojnë të sëmurë apo të aksidentuar në spitale pasi çdo sekondë e fituar shpëton jetë. Po në vendin tonë jo gjithmonë ndodh kështu. Këtë vit mjetet e spitaleve janë bërë vetë protagonist të aksidenteve e në të paktën 3 nga 4 raste kanë qenë shoferët e autoambulancave fajtorë. I fundit me një viktimë u shënua në autostradën Lushnje – Fier. “ABC News” sjell një kronologji të ngjarjeve duke përfshirë muajin mars- deri në maj të këtij vitit. Periudhë kohore ku përfshihen rastet fatale të aksidentimit të autoambulancave.
25 maj 2020: Një pacient që humb jetën jo nga sëmundja por nga aksidenti në të cilin u përfshi autoambulanca që e transportonte për në spital i ka dhënë përmasa tragjike vazhdës të aksidenteve që ndodhin këtu në autostradën Lushnje-Fier. Në 25 maj këtu në fshatin Krutje një autoambulancë përfshihet në aksident me pasojë vdekjen e pacientit dhe plagosjen e drejtuesit të saj.
“ABC News” mësoi se pas ekspertizës fajtor u shpall drejtuesi i mjetit të Spitalit të Sarandës që po transportonte në Tiranë një të sëmurë për mjekim më të specializuar. Ai kreu një parakalim të gabuar dhe përplasi një benz. Shoferi u pezullua nga detyra dhe është arrestuar. Ndërsa çështja vijon të jetë në gjykim.
16 Maj 2020: Një tjetër parakalim i gabuar ndodhi në 16 maj, në aksin Patos-Fier një tjetër drejtues autoambulancë u përplas me një mjet Toyota. Në ambulancë ishte vetëm shoferi i mjetit. Goditja duhet të ishte e fortë dhe shpejtësia e lartë për sa kohë që mjeti i spitalit të Patosit hyri brenda kësaj magazine. Po fajtor u shpall drejtuesi i Toyotës.
26 Prill 2020: “Në muajin prill një autoambulancë u përplas me një benz brenda të cilit ndodheshin 4 persona. Ekspertiza nxori fajtor drejtuesin e mjetit të spitalit të Durrësit. Për fat vetëm një qytetar që udhëtonte në benz me 4 persona të tjerë u plagos lehtë. Shoferi i autoambulancës po hetohet në gjendje të lirë dhe nuk është pezulluar nga puna.
7 Mars 2020: I dehur dhe me shpejtësi mbi normat në një zonë të banuar. I rëndë për nga papërgjegjshmëria e drejtuesit të autoambulancës ishte dhe aksidenti në orët e mbrëmjes të 7 marsit në Elbasan.
7 mars 2020, numri 127 njoftohet që në dalje të qytetit të Elbasanit një familje kishte nevojë për përkujdesje shëndetësore. Nga urgjenca e spitalit të Elbasanit niset një autoambulancë që kishte dhe stafin e mjekëve që do jepnin ndihmë. Por duke shkuar për ti dhënën ndihmë rruga e autoambulancës ndërpritet, sepse drejtuesi i saj përplaset me një mjet tip golf ku udhëtonin tre persona. Shkak i aksidentit nga hetimet e kryera rezultoi se drejtuesi i autoambulancës ishte i dehur.
Prej këtij aksidenti u lënduan një çift bashkëshortes që udhëtonin me mjetin tjetër. Shoferi i Urgjencës të Elbasanit po gjykohet për dy akuza shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë lëndimin e tre pasagjerëve të mjetit tjetër dhe për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Fillimisht ai u ndalua nga policia, por gjykata i dha masën detyrim paraqitje. Ndërsa drejtoria e spitalit e pezulloi nga puna deri sa drejtësia të japë për të vendimin e formës së prerë.
Veç ndërgjegjes personale që duhet të këtë çdo i punësuar e në këtë rast drejtuesit e autoambulancave jo vetëm që nuk duhet të kenë vese pasi marrin në qafë jetë njerëzish që duhet ti shpëtojnë, sipas një prej drejtuesve të një auto-shkolle në Fier ata duhet të punësohen në bazë të disa kritereve të forta.
“Mungon përvoja e stazhit të punës. Mund ta ketë marrë prej 10 vitesh patentën dhe nuk i ka dhënë mjetin. Sa më gjatë të ketë punuar diku aq më mirë punon në punë të tjera të tilla specifike. Kur është mjet i ri i shmang aksidentet. Patenta e tipit D duhet që të punosh tek ambulanca kategoria e lartë dhe eksperienca. Rregullorja jonë është marrë nga italianët. Po u zbatua rregullorja dhe sinjalistika s’ka problem se rrugët i kemi tamam. duhet te marrë 3 patenta shërbimi publik duhet të ketë kategori më të lartë të patentës. B,C,D transport udhëtarësh”, u shpreh ai.
(Marrë nga Abcnews.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Shembja e Teatrit Kombëtar ka zemëruar dhe qytetarët që janë jashtë Shqipërisë. Sot në Padova në Itali, është organizuar një protestë para pallatit Moron...
TIRANË- DOSJA.AL ka mësuar detaje të reja lidhur me ekzekutimin e dyfshitë brenda hotelit që ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit...
TIRANË– Pas shumë kohësh ‘pushim’, rikthehet krimi në vend! Gjatë mbëmjes së djeshme, dy ngjarje të ndryshme kanë ndodhur por që dyshohet se mund të kenë l...
TIRANË– Dalin PAMJET e 37-vjeçarit Bujar Hasani, i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në kafën e një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në Spitalin...
TROPOJË- Tropojë, po pastronin kanalin vaditës, dëmtohet një 56-vjeçar. 56-vjeçari është dëmtur në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri. ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur sërish nga ‘aksioni’ për ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm. Pas karantinës, kohë kur qarkullimi me makinë ka qënë...
DURRËS– Familjarët e Henri Isait, i plagosur mbrëmjen e djeshme në Shijak, janë shprehur se e dinë se kush ka lënduar djalin e tyre. Në një prononci...
TIRANË– Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ishin dy persona të njohur në botën e biznesit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjergji, gjithashtu i njohur me ...
VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, një ditë pas vdekjes së 17-vjeçarit, Jaup Begotaraj, i cili u shtyp nga skepi. Në prangat e Policisë kanë...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 82-vjeçares tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësu...