Sport

VIDEO / Kupa e Kosovës: Befasojnë miqtë, fitojnë Llapi dhe Dukagjini

Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës janë planifikuar për t’u zhvilluar më 21 prill
Featured image of article: VIDEO / Kupa e Kosovës: Befasojnë miqtë, fitojnë Llapi dhe Dukagjini
Përditësuar:

KOSOVE – Në kushte tejet të vështira atmosferike nga reshjet e borës dhe në një terren të rënduar në stadiumin “Demush Mavraj” të Istogut, u luajtën ndeshjet e para gjysmëfinale për Kupën e Kosovës.

Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”, duke fituar me rezultatin 3-2. Ishte Januzi (6’) ai që i kaloi mysafirët epërsi, ndërkohë ishte po Januzi (59’) që shënoi për të dyti, ndërsa Shabani (62’) realizoi golin e tretë të Llapit. Prapashtica (66’) dhe Pefqeli (90’) për bardheblutë e Prishtinës, ngushtuan diferencën, duke fiksuar rezultatin 3-2 për Llapin.

Ndërkohë, ndeshjen tjetër gjysmëfinale, në një terren shumë të vështirë për shkak të kushteve atmosferike, Dukagjini arriti të fitojë 2-1 përballë Istogut vendës. Skuadra nga Klina kaloi e para në epërsi me anë të Merlaku (28’). Mazrekaj (72’) barazoi përkohësisht, ndërsa përsëri Merlaku (73’) do të kalonte skuadrën e Dukagjinit në epërsi, duke fiksuar fitoren 2-1. Skuadra e Istogut shpërdoroi edhe një penallti me anë të Jahajt (65’).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës janë planifikuar për t’u zhvilluar më 21 prill.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment