Sport

VIDEO/ Kukësi i “nxin jetën” Vllaznisë, tris në Elbasan për t’u shkëputur nga zona e mbijetesës

Vllaznia ishte takimi hapës për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Përballja zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me shifrat 3-1, rezultat në fakt që largon disi nga gara për titullin kampion skuadrën shkodrane
Featured image of article: VIDEO/ Kukësi i “nxin jetën” Vllaznisë, tris në Elbasan për t’u shkëputur nga zona e mbijetesës Kukësi

ELBASAN- Kukësi-Vllaznia ishte takimi hapës për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Përballja zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me shifrat 3-1, rezultat në fakt që largon disi nga gara për titullin kampion skuadrën shkodrane. Verilindorët shënuan dy herë në pjesën e parë me Eze dhe Taipin, duke ia bërë ndeshjen më të vështirë Vllaznisë, kurse Hoxha në minutën e 50-të të pjesës së dytë  hapi lojën për momentin.

Por në momentin kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Gavazaj realizoi golin e tretë. Pas katër ndeshjesh rradhazi, Kukësi rikthehet te fitorja dhe shkëputet disi nga kundërshtarët që luajnë për zonën e mbijetesës, ndërkohë që Vllaznia me këtë humbje ndërlikon pozitat sa i përket titullit kampion por edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment