Aktualitet

VIDEO/ KPP gjen parregullsi në 250 tendera me vlerë 70 milionë €

Në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, KPP thotë se kanë qenë gjithsej 1052 procedura prokurimi të kontestuara nga bizneset në të gjithë Shqipërinë, për një fond total prej 245 milionë eurosh, ndërsa janë prokuruar nga buxheti i shtetit 900 milionë euro.
Featured image of article: VIDEO/ KPP gjen parregullsi në 250 tendera me vlerë 70 milionë € Foto Ilustruese

TIRANË– Komisioni i Prokurimit Publik ka gjetur shkelje në procesin e tenderimit të institucioneve publike, për të paktën 250 tendera, nga 715 ankesa të shqyrtuara nga kjo trupë në vitin 2019.

Në raportin vjetor të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, KPP thotë se kanë qenë gjithsej 1052 procedura prokurimi të kontestuara nga bizneset në të gjithë Shqipërinë, për një fond total prej 245 milionë eurosh, ndërsa janë prokuruar nga buxheti i shtetit 900 milionë euro.

Nga proceset e ankimuara nga operatorët ekonomikë, Komisioni u ka dhënë të drejtë sipërmarrjeve private për një shumë totale prokurimi me vlerë 70 milionë euro, ndërsa ende është duke shqyrtuar disa ankesa të mbartura nga viti i shkuar.

Qytetet me numrin më të lartë të ankesave janë Tirana me 606 , e pasuar nga Fieri me 99, Durrësi me 76 dhe Elbasani me 52 ankesa.

Rreth 40% e procedura të ankimuara vazhdojnë të jenë në fushën e shërbimit të sigurisë publike, ndërsa dy institucionet që kanë vlerën më të madhe të fondeve të kontestuara nga bizneset janë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i ankesave të prokurimit ka rënë me 10% krahasuar me një vit më parë, por Komisioni i Prokurimit Publik vazhdon të gjejë parregullsi në si në mënyrën e hartimit të kritereve që kualifikojnë operatorët në tender, ashtu dhe në mënyrën e vlerësimit të tyre.

Marrë nga Tv Klan

(f.m/dosja.al)

Shto Koment