Bota

Video/ Komandati i KFOR flet për sigurinë e Kosovës: Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse ka kërcënime

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, gjatë një konference online me disa gazetarë, ka folur për rrethanën pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. Sipas tij, KFORI është i gatshëm të ndërhyjë në rast se në vend ka protesta, por deri më tani nuk ka pasur asnjë cënim për sigurinë në vend.
Featured image of article: Video/ Komandati i KFOR flet për sigurinë e Kosovës: Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse ka kërcënime Foto ilustruese

KOSOVË-Forcat e KFORI-të që ruajnw kufinjtë e Kosovës kanë deklaruar se deri më tani vendi nuk ka ndonjë kërcënim të brendshëm apo të jashtëm për t’i cënuar sigurinë.

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, gjatë një konference online me disa gazetarë, ka folur për rrethanën pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale. Sipas tij, KFORI është i gatshëm të ndërhyjë në rast se në vend ka protesta, por deri më tani nuk ka pasur asnjë cënim për sigurinë në vend.

“Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Jemi të bindur që secili do të sillet në mënyrë të moderuar. Më lejoni të theksoj se KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë tërësisht jashtë mandatit tonë. KFOR-i nuk bën hetime. Megjithë këtë, ne e përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Ne jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta pas ngritjes së aktakuzave…“, ka pohuar Federici.

Gjithashtu, ai ka thënë se KFOR-i nuk është i shqetësuar as me armatosjen e Serbisë dhe deklaratat e zyrtarëve nga Beogradi për mundësinë e një konflikti nëse nuk ka zgjidhje politike. Sipas Federicit, deri tani nuk kanë hetuar ndonjë rrezik që mund ta prishë qetësinë as në veriun e populluar me shumicë serbe. Sakaq ai e ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se Nato është në mbështeje të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sikurse ka thënë sekretari gjeneral, NATO e mbështet dialogun. Ne mirëpresim çdo hap që forcon bashkëjetesën mes komuniteteve dhe do ta luajmë rolin tonë si ndihmues në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Video nga konferenca:

Gjeneral-majori italian ka përsëritur se bashkëpunimi me FSK-në po vazhdon sipas mandatit të kaluar, përderisa nuk vendos ndryshe selia e NATO-s në Bruksel. KFOR-i aktualisht ka 3 mijë e 500 ushtarë në Kosovë dhe siç ka thënë Federici, për momentin nuk planifikojnë reduktim të trupave.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment