Sport

VIDEO / Klopp kundër Holandës për përfshirjen e Van Dijk në “Euro 2020”

Trajneri i Liverpoolit mendon se karriera e mbrojtësit holandez mund të vihet në rrezik nëse ai zbret në fushë para reabilitimit të plotë, pavarësisht se Van Dijk ka postuar klipin e tij duke vrapuar në terren, pas operacionit në gju
Featured image of article: VIDEO / Klopp kundër Holandës për përfshirjen e Van Dijk në “Euro 2020”
Përditësuar:

ANGLI – Mbrojtësi Virgil van Dijk është larguar nga futbolli, që nga 17 tetori, pas dëmtimit të pësuar nga përplasja me portierin Jordan Pickford të Evertonit, në derbin e Merseyside në “Goodison Park”. Pas operacionit, fillimisht shpresohej se Van Dijk mund të kthehej në fushë para fundit të sezonit të Liverpool. Por kjo duket e pamundur, pavarësisht se mbrojtësi ka nisur të vrapojë përsëri në stërvitje.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, trajneri i “The Reds”, gjermani Jurgen Klopp i ka kërkuar Holandës, që të mos e rrezikojë karrierën e mbrojtësit, duke e nxituar atë për të qenë pjesë e “tulipanëve” në “Euro 2020” të kësaj vere. Van Dijk, 29 vjeç, është kapiteni i Holandës, por Klopp, pavarësisht nga klipi, ku mbrojtësi shihet teksa vrapon, beson se është shumë e rrezikshme pjesëmarrja e tij në turneun e “Euro 2020”, që fillon më 11 qershor.

Trajneri i Liverpoolit thotë: “Unë nuk dua ta mbaj Virgilin, por gjithashtu nuk dua edhe ta nxis. Ju të gjithë e dini, se nëse doni të luani, duhet të stërviteni më parë dhe me trajnimin e duhur të futbollit. Duhen javë. Ju nuk mund të rrini 10 ose 11 muaj jashtë fushës, pastaj të stërviteni një javë dhe të luani futboll. Kjo nuk është e mundur, nuk duhet të jetë e mundur.

 

Askush nuk po e pengon Virgjilin, unë mund t’u premtoj të gjithëve në Holandë, se nuk mund ta detyrojmë atë. Ne flasim për një lojtar dhe karrierën e tij, kështu që askush nuk duhet ta detyrojë atë. Jo Holandë, ne jo dhe as Virgjili gjithashtu. Bëhet fjalë vetëm për t’u rikuperuar plotësisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Askush nuk e di në momentin kur kjo do të jetë saktësisht, por ju mund ta imagjinoni me siguri, se do të jetë shumë më larg se “Euro 2020”, sepse ai nuk është ende në stërvitje me ekipin dhe nuk do të jetë as në javët e ardhshme. Por në fund të fundit, është një vendim i Virgjilit dhe ai do të ndikohet nga ndjesia në gju.”

Gjithsesi, trajneri i Holandës, De Boer, këmbëngul se vendimi përfundimtar do të mbetet në dorë të lojtarit, pasi ai duhet të paraqesë listën e tij të skuadrës për “Euro 2020” deri më 1 qershor. Holanda luan miqësoret kundër Skocisë më 2 qershor dhe Georgisë me 6 qershor, për të vijuar me ndeshjet e “Euro 2020” kundër Ukrainës në Amsterdam më 13 qershor dhe më pas me Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment