Showbiz

VIDEO/ Klodiana Shala e thotë hapur: S’e imagjinoj kurrë një spikere me buzë të fryra si Iva… (Reagimi i Alikos)

Shala po diskutonte për ndërhyrjet dhe në replikë e sipër me drejtuesen e emisionit, Erjona Rusi, mori si shembull Iva Alikon...
Featured image of article: VIDEO/ Klodiana Shala e thotë hapur: S’e imagjinoj kurrë një spikere me buzë të fryra si Iva… (Reagimi i Alikos) Klodiana Shala dhe Iva Aliko

TIRANË-Atletja Klodiana Shala mendon se njerëzit e ekranit duhet të jenë të kuruar, duke qenë pro kështu ndaj ndërhyrjeve estetike, por me “masë”. E ftuar në “Shqipëria Live”, Shala po diskutonte për ndërhyrjet dhe në replikë e sipër me drejtuesen e emisionit, Erjona Rusi, mori si shembull Iva Alikon që e kishte ngjitur. Shala tha se nuk do e imagjinonte kurrë një spikere me buzët të fryra si Aliko.

“Ka disa profesione që njerëzit e ekranit duhet të jenë të kuruar. Jo që të fryhesh kështu si Iva, shpirti, të jetë një spikere ose ti si Iva, nuk do më pëlqeje me ato buzë”-tha Shala.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Aliko, heshti duke mos dhënë asnjë koment, teksa më herët tha se është penduar për ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrën e saj. Ajo tha se është gati që të heqë fryrjen e buzëve, pasi nuk i pëlqen më.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment