Sport

VIDEO/ Klasikja është për “thriller”, gola spektakël dhe emocione! Tiranën e dënon një ish në frymën e fundit

Klasikja e futbollist shqiptar i takon Vllaznisë. Shkodranët fitojnë në frymën e fundit. Plot 5 gola të shënuar dhe shumë spektakël si dhe momente paniku në fushën e lojës
Featured image of article: VIDEO/ Klasikja është për “thriller”, gola spektakël dhe emocione! Tiranën e dënon një ish në frymën e fundit Vllaznia

SHKODËR– Klasikja e futbollist shqiptar i takon Vllaznisë. Shkodranët fitojnë në frymën e fundit. Plot 5 gola të shënuar dhe shumë spektakël si dhe momente paniku në fushën e lojës. Në fund ishin vendasit ata që shpërthyen në një festë të çmendur. Marku shënon i pari nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa në pjesën e dytë ishte talenti Muçi ai që vendosi baraspeshën në minutën e 47.

 

Megjithatë festa bardheblu nuk zgjat shumë, teksa vetëm 3 minuta më pas është sërish Marku ai që rikthen avantazhin për shkodranët. Por golat nuk përfundojnë këtu, teksa një dalje e gabuar e portierti Zogoviç i dhuron golin e parë me Tiranën Sasrakut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuqeblutë nuk dorëzohen në fushë dhe në momentin kur mbeteshin edhe pak sekonda për të dëgjuar vërshëllimën e 3-fishtë të gjyqtarit, vjen edhe goli i fitores për shkodranët, që padyshim nuk mund ta ndalin dot festën e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment