Aktualitet

VIDEO/ Kjo është veliera që u gjet e braktisur në Shëngjin, u mbajt nën vëzhgim nga efektivët, për dy ditë me radhë në të s’pipëtiu as miza

Mësohet se veliera është pikasur para dy netësh nga efektivët dhe është mbajtur nën vëzhgim. Duke qenë se në të nuk janë parë lëvizje njerëzish, poliia kufitare ka vendosur që të ndërhyrë për ta ankoruar mjetin lundrues në port.
Featured image of article: VIDEO/ Kjo është veliera që u gjet e braktisur në Shëngjin, u mbajt nën vëzhgim nga efektivët, për dy ditë me radhë në të s’pipëtiu as miza Foto nga veliera

LEZHË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Lezha, në bregun e detit të Shëngjinit, aty ku pranë portit është ankoruar veliera që u gjet e braktisur.

Mësohet se veliera është pikasur para dy netësh nga efektivët dhe është mbajtur nën vëzhgim. Duke qenë se në të nuk janë parë lëvizje njerëzish, poliia kufitare ka vendosur që të ndërhyrë për ta ankoruar mjetin lundrues në port.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Brenda tij do të bëhet një kontroll më i imtësishëm për të zbuluar më tepër detaje ndërkohë që deri më tani nuk dihet se kujt i përket. E vetmja gjë që dihet është se mjeti kishte një flamur slloven.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment