Showbiz

VIDEO/ Këtë verë presim zjarr… Kida dhe Mozzik vijnë sërish me një këngë bashkë,  detajet e duetit

Mozzik tha se janë përgatitur 5 demo (shembuj), dhe ata kanë përzgjedhur njërin, për ta ripublikuar.

KOSOVE- Ishte viti 2015, kur këngëtarja Kida dhe reperi Mozzik, të porsadalë në tregun muzikor shqiptar, publikuan këngën “Premtimet”. Kënga u kthye menjëherë në hit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke kapur  48 milionë klikime në Youtube.

Suksesi i kësaj kënge duket se i ka shtyrë Mozzik dhe Kidën të rikthehen bashkë me një duet.  Lajmi u dha nga Mozzik mbrëmjen e kaluar, gjatë një interviste për emisionin “NIN”.

Mozzik tha se janë përgatitur 5 demo (shembuj), dhe ata kanë përzgjedhur njërin, për ta ripublikuar. Në këtë intervistë, Mozzik foli edhe për Loredanën dhe sqaroi se nuk do të kthehet më kurrë me të, pavarësisht se janë të lidhur nga një fëmijë që e kanë sjellë në jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment