Aktualitet

VIDEO/ Këmishë të bardhë me lule, tatuazh, xhinse dhe muskuj, dalin pamjet e arrestimit të Françesk Valës…shkodrani që u kthye në tmerrin e dy vëllezërve Kuçaj bënte xhiro në mes të qytetit

Siç shihet edhe në pamje, në këtë operacion kanë marrë pjesë një numër i madh forcash policore.

SHKODËR- Kanë dalë edhe pamjet e arrestimit të Françesk Valës, njërit prej anëtarëve të skuadrës që mori peng më 21 nëntor 2015, S.Kuçaj dhe të vëllain e tij A.Kuçaj. Siç shihet edhe në pamje, në këtë operacion kanë marrë pjesë një numër i madh forcash policore.

Me këmishë të bardhë me lule, rrip kafë dhe tatuazh dhe xhinse…fiziku i Françesk Valës është komplet ndryshe nga 5 vite më parë, kur 26-vjeçari nga Shkodra zuri kronikat e lajmeve për një ngjarje të rëndë, si ajo e pengmarrjes së S.Kuçajt.

Ngjarja kishte si shkak prishjen e një pazari droge, me vlerë 10 mijë euro, pasi klienti malazez për të cilin kishte dalë garant S.Kuçaj, nuk ia kishte paguar paratë e 16 kilogramëve hashash Tomë Shkepajt, (pronari i lëndës narkotike).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet e arrestimit:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment