Sport

VIDEO/ Katër gola dhe një SUPER HALAAND. Borussia Dortmund e mbyll sezonin me trofe, mund Leipzig në Kupën e Gjermanisë

Borussia Dortmund ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë përballë Leipizg. Finalja e Kupës përfundoi me shifrat 1-4 me verdhezinjtë që dominuan për 90 minuta
Featured image of article: VIDEO/ Katër gola dhe një SUPER HALAAND. Borussia Dortmund e mbyll sezonin me trofe, mund Leipzig në Kupën e Gjermanisë Borussia Dortmund

GJERMANI-Pas një sezoni mes shumë luhatjeve, Borussia Dortmund ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë përballë Leipizg. Finalja e Kupës përfundoi me shifrat 1-4 me verdhezinjtë që dominuan për 90 minuta.

Gjithçka nisi thjesht për Borussia Dortmund kur në minutën e 5-të kaloi në avantazh me anë të Sanchos,ndërsa në këtë pjesë të parë Haaland dhe përsëri Sancho do të mbyllnin këtë fraksion me shifrat 3-0.

Në pjesën e dytë, Leipzig rihapi ndeshjen me Olmo, por Haaland shënoi sërish dhe vulosi përfundimisht ndeshjen në 1-4. Me këtë fitore të thellë, Dortmund fiton kështu trofeun e parë të sezonit, Kupën e Gjermanisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment