
SHQIPËRI– Kukësi ndalet pas 5 fitoreve rradhazi. Verilindorët mposhten nga Kastrioti me shifrat 1-0. Një gol i sulmuesit Patrik Bardhi u dha fitoren krutanëve, që vinin pas dy humbjeve radhazi, por reaguan në mënyrë perfekte këtë pasdite në Kamëz.
Goli i sulmuesit në minutën e 17-të qëndroi në fuqi deri në përfundim të takimit. Megjithatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega ruajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 16 pikë, tre pikë larg Vllaznisë kryesuese.
E.Ç (Dosja.al)