Politike

VIDEO/ Kaosi në kufi, PD i drejtohet Ramës: Mijëra qytetarë po sfiliten, Rama vijon pushimet luksoze në Dhërmi

Në një postim në mediat sociale, nënkryetari i PD shprehet se mijëra emigrantë, fëmijë e gra po sfiliten në kufi.
Featured image of article: VIDEO/ Kaosi në kufi, PD i drejtohet Ramës: Mijëra qytetarë po sfiliten, Rama vijon pushimet luksoze në Dhërmi Edi Rama në Dhërmi, radha në Kakavije dhe Edi Paloka

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Edi Paloka, ka reaguar për situatën e krijuar në Kakavijë e Kapshticë. Në një postim në mediat sociale, nënkryetari i PD shprehet se mijëra emigrantë, fëmijë e gra po sfiliten në kufi.

Më tej ai shton se edhe pse situata është shumë e rëndë, sërish kryeministri nuk e prish qejfin e pushimeve në rezidencën e luksoze në Dhërmi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi!  20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit: Tope, tope o …”, shkruan Paloka.

Reagimi vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, dhe Kapshticës situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment