Sport

VIDEO/ Kafshoi buzën, u përpoq të rezistonte, por më pas i dolën lotët: Ancelotti nuk duroi dot në nderim të Maradonës

Ancelotti nuk ishte në gjendje të mbante lotët, u përpoq, kafshoi buzën, u përpoq të rezistonte, por më pas emocionet morën përsipër. Lotët dolën
Featured image of article: VIDEO/ Kafshoi buzën, u përpoq të rezistonte, por më pas i dolën lotët: Ancelotti nuk duroi dot në nderim të Maradonës Carlo Ancelotti

ANGLI-Në çdo cep të botës Diego Armando Maradona është nderuar për ditë me radhë, ish-futbollisti ndërroi jetën në moshën 60 vjeç. Në fushat e futbollit të Serie A mbahet një minutë heshtje para ndeshjeve dhe loja ndalet në minutën e 10 ’.

Në Itali Diego luajti dhe jetoi për shtatë vjet. Edhe në Angli Maradona kujtohet. Në ndeshjen Everton-Leeds, dy trajnerët Carlo Ancelotti dhe Marcelo Bielsa nderuan figurën e ish-fituesit të Kupës së Botës në vitin 1986. Bielsa e njeh mirë mirë si argjentinas që është, ndërsa trajneri Italian ka sfiduar në Serie A Maradonën në përballjet mes Napolit dhe Milanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Filloi minuta e heshtjes, Ancelotti nuk ishte në gjendje të mbante lotët, u përpoq, kafshoi buzën, u përpoq të rezistonte, por më pas emocionet morën përsipër. Lotët dolën. Nga ana tjetër ishte e pamundur të mos prekej nga një njeri me vlera të shëndosha si Ancelotti që e njihte mirë Maradonën.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment