Sport

VIDEO/ Juventusi i Pirlos e nis me spektakël, Kulusewski dhe Ronaldo super

Fitore e merituar e kampionëve të Italisë e para për Pirlon si trajner por edhe e para për të në stolin e Juves
Featured image of article: VIDEO/ Juventusi i Pirlos e nis me spektakël, Kulusewski dhe Ronaldo super Juventus
Përditësuar:

ITALI– Juventus duket sikur nuk heq dorë kurrë nga titulli i Serie A. Bardhezinjtë triumfuan në ndeshjen e javës së parë ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0 në Allianz Stadium. Një fitore e merituar e kampionëve të Italisë e para për Pirlon si trajner por edhe e para për të në stolin e Juves. Blerja e re Kulusewski zhbllokoi shifrat pas vetëm 13 minutash lojë.

Me kalimin e minutave ritmi i lojës së Juves ra disi me Sampdorian që u përpoq të barazonte por skuadra e Ranierit nuk ishte e qartë në aksionet e saja sulmuese. Në minutën e 77-të Juventusi vulosi fitoren me golin e Leonardo Bonuccit që përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe nga pasiguria e mbrojtësve të Sampit, ndërkohë që në fund kishte vend edhe për golin e parë sezonal të Cristiano Ronaldos që në minutën e 88-të i shërbyer nga Ramsey mposhti për herë të tretë Auderon ndërsa goditi edhe një traversë në pjesën e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment