Sport

VIDEO/ Juventus po shkonte drejt katastrofës, por vetëm goli i Moratës në sekondat e fundit shpëtoi bardhezinjtë

Ndeshja përfundoi 2-1 për torinezët,ndërsa për Andrea Pirlon ndeshja nisi malore, pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh
Featured image of article: VIDEO/ Juventus po shkonte drejt katastrofës, por vetëm goli i Moratës në sekondat e fundit shpëtoi bardhezinjtë Juventus

TORINO-Për Juventusin ndeshja kundër Ferencvaros duhet të ishte thjesht një formalitet por nuk qëlloi e tillë. Bardhezinjtë vuajtën jo pak kundër skuadrës hungareze dhe fitoren e gjeti vetëm në sekondat e fundit. Ndeshja përfundoi 2-1 për torinezët,ndërsa për Andrea Pirlon ndeshja nisi malore, pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh.

Vetëm 19 minuta lojë, Myrto Uzuni shënon pas një pasimi të bukur nga Nguen. Shqiptari realizon golin e parë në karrierë në grupet e Champions dhe festoon si idhulli i tij Ronaldo. Në minutën e 35-të Ronaldo shënon golin e barazimit. Pjesa e dytë nis me sulmet e Juventusit.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë dy shtylla ato që i thonë “jo” ekipit të Pirlos, fillimisht me Bernardeschin dhe më pas me Alvaro Moratan. Ishte pikërisht spanjolli që vetëm në sekondat e fundit shënoi golin e avantazhit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment