Sport

VIDEO/ Juventus e Cristiano Ronaldo leksion Barcelonës: tris në “Camp Nou” dhe vendi i parë në grup

Juventus fiton 3-0 ndaj katalansve me yllin portugez që ka lënë shenjë në duelin e ritakimit të tij me Lionel Mesin duke shënuar 2 gola në fitoren e bujshme
Featured image of article: VIDEO/ Juventus e Cristiano Ronaldo leksion Barcelonës: tris në “Camp Nou” dhe vendi i parë në grup Juventus

SPANJË– Misioni u krye me sukses! Juventusit i duhej një fitore me 3 gola diferencë përballë Barcelonës në “Camp Nou” për të marrë vendin e parë. Bardhezinjtë fitojnë 3-0 ndaj katalansve me yllin portugez që ka lënë shenjë në duelin e ritakimit të tij me Lionel Mesin duke shënuar 2 gola në fitoren e bujshme.

Sfida u hap në minutën e 13-të kur Ronaldo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë,ndërsa Mckenie ishte ai që dyfishoi shfirat pak minuta më vonë, duke hapur plotësisht diskutimet e vendit të parë në grup që në minute e 20. Barça reagoi por u gjend përballë një mbrojtje të vëmendshme ndërsa nuk ishte me fat kur pa t’i anullohej një penallti nga VAR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, Juventusi gjeti edhe golin e tretë, përsëri me Ronalon në fillimin e pjesës së dytë, kur pas një prekje të topit me dorë të Lengle atij iu dha përsëri mundësia të gjuante nga pika e bardhë. Pirlo buzëqesh, Juventusi i tashmë doli në pah…

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment