Sport

VIDEO/ Jose Mourinho nuk i mban dot lotët në intervistën e fundit, ja arsyeja

Tottenham fitoi ndaj Brighton me shifrat 2-1, por ky sukses nuk e ka kënaqur trajnerin Jose Mourinho, i cili kishte probleme që nuk e lidhnin aspak me aspektin e lojës.
Featured image of article: VIDEO/ Jose Mourinho nuk i mban dot lotët në intervistën e fundit, ja arsyeja Jose Mourinho

TIRANË– Në përfundim të ndeshjes tekniku e filloi në mënyrë të çuditshme intervistën e tij, duke zbuluar se qeni i tij nuk jetonte më.

Trajneri i Tottenham ishte duke dhënë një intervistë para ndeshjes së “Boxing Day” kundër Brighton, kur u pyet nga gazetari Jim Rosenthal nëse i kishte shijuar Krishtlindjet deri më tani.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mourinho, gati në lot, mjaft i emocionuar, u përgjigj: Për të qenë i sinqertë, pata një Krishtlindje shumë të trishtuar, sepse ngordhi qeni im. Mos harroni se qeni është pjesë e familjes sime. Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë përpara.

Situata mund të ishte e vështirë për Rosenthal, por gazetari e trajtoi atë moment me profesionalizëm dhe ofroi ngushëllimet e tij.

E.Ç/Dosja.al 

Shto Koment