Rajoni

VIDEO/ John Bolton: Në marrëveshjen e Kosovë-Serbi i përfshirë dhe Toni Blair, ju tregoj bisedën mes palëve

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.
Featured image of article: VIDEO/ John Bolton: Në marrëveshjen e Kosovë-Serbi i përfshirë dhe Toni Blair, ju tregoj bisedën mes palëve Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton

TIRANË– Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka zbuluar detaje të reja për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax NeWs, në lidhje me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Johon Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europiane serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler u angazhua për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë,”- tha Bolton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë eshe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe gjithashtu ka ndihmuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke punuar për të, si këshilltar.

Një ditë më parë, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u shpreh për të njëjtin emission se ka qenë i informuar në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nënkuptoi më tej se kjo gjë ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Ëashington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “VIDEO/ John Bolton: Në marrëveshjen e Kosovë-Serbi i përfshirë dhe Toni Blair, ju tregoj bisedën mes palëve

  1. "ka qene edhe ish keshilltar" ?????
    C’eshte kjo shpikje, o gazetaruc/e ??????!!!!!

Shto Koment