Politike

Video/ “Je kryeministër”, demokrati i përkëdhel sedrën Lulzim Bashës, kreu i PD-së vë buzën në gaz por s’e ngre kokën, salla brohoret

Teksa Basha ndodhej në Korçë në një takim në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”, Leonard Trebicka e cilësoi si kryeministër të Shqipërisë teksa theksoi se mezi e pret.

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u gjend përballë një lavdi shumë ë madh teksa kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë e quajti kryeministër. Teksa Basha ndodhej në Korçë në një takim në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë”, Leonard Trebicka e cilësoi si kryeministër të Shqipërisë teksa theksoi se mezi e pret.

Përshëndetje, unë quhem Leonard Trebicka, kreu i Sindikatës së arsimit në Korçë. Si fillim dua të them që ndihem shumë mirë që jam me ju por që do t’ju cilësoja si një kryeministër të vendit, pasi mezi ju presim të gjithë jo vetëm unë,”– tha aid he sala shpërtheu në duartrokitje dhe fishkëllima.

Ndërsa Basha nuk e ngriti kokën direkt, pork ur mbaroi fjalën trebicka, kryedemokrati vuri buzën në gaz dhe tha: Mirmbrëma!

Më tej, kreu i Sinditakës së arsimit në Korçë denoncoi para Lulzim Bashës gjendjen e arsimit dhe u shoreh se duhet ndërhyrë patjetër në arsim që të rriten rrogat dhe të rikthehen mësuesit e vërtetë.

Ndërsa kreu i PD-së u shpreh se qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para t’ja japë 12 personave që marrin konçensione.

120 milion euro jepen për konnçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë.

Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave,”– tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së ka nisur turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” teksa zhvillon takime me të rinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Një ditë më parë ishte në Elbasan, ndërsa sot ka zgjedhur qytetin e Korçës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment