Sport

VIDEO/ Ishin organizuar para derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë: Ne nuk do të ndalemi…

Tifozët e Tiranës kishin paralajmëruar një grumbullim para derbit, por sapo kanë mbërritur në vendin që kishin vendosur janë përplasur me policinë që nuk kishte lejuar grumbullimin
Featured image of article: VIDEO/ Ishin organizuar para derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë: Ne nuk do të ndalemi… Tifozët e Tiranës

TIRANË– Barazim pa gola në derbin e kryeqytetit me Partizanin e Tiranën që mbetën në vendnumëro përsa u përket objektivave sezonalë. Të kuqtë tashmë nuk kanë rrugë tjetër përveç fitores në Durrës ndaj Teutës nëse duan të shpresojnë deri në fund te titulli.

Megjithatë kryefjalën e morën tifozët e Tiranës, sidomos tifo-grupi “Tirona Fanatics” të cilët kanë postuar një video në faqen e tyrë në Facebook. Këto të fundit kishin paralajmëruar një grumbullim para derbit, por sapo kanë mbërritur në vendin që kishin vendosur janë përplasur me policinë që nuk kishte lejuar grumbullimin.

 

POSTIMI I TIRONA FANATICS

Sot, TF paralajmeroi nje mini-tubim simbolik ne mbeshtetje te skuadres para ndeshjes me morrat e kuq.

Duke qene koshient per situaten aspak normale te Covidit, TF ka rrespektuar me perpikmeri komplet situaten, duke shmangur grumbullimet pothuajse gjate gjithe kampionatit.

Duke pare ndodhite e fundit, bilancin e situates apo edhe tubimet e ndryshme qe jane mbajtur gjate 2 muajve te fundit, ne besuam se nje mini organizim mbeshtetes dhe simbolik nuk do te bente aspak problem, sidomos pas pamjeve te fundit te fushatave politike ku secili prej nesh ka pare masivitet nga te gjitha kahet politike dhe jo vetem…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kjo pak rendesi ka!

Ne momentin qe KOP-i Fanatics ka mberritur ne lokacionin e paralajmeruar jemi ndeshur menjehere me nje numer te pazakonte te Forcave te Rendit, te cilet thua se nuk kane jetuar e vepruar aspak ne vend gjate 2 muajve te fundit. Nje numer i madh forcash policie te cilet thua po prisnin te arrestonin kriminele e bandite e jo per te shmangur nje organizim tifozerik!

Stadiumet ne mbare boten po shkojne drejt nje hapje te pjesshme, e tubimet jashte stadiumit nga grupet Ultras tashme jane bere teresisht normale.

Pavaresisht padrejtesive apo paaftesise se uniformave blu dhe pseudo-eproreve te tyre ne zotohemi se kurre nuk do te mund te ndalojne e as intimidojne ate qe per kryeqytetin eshte nje nga asetet me te vlefshme, Tifozerine Bardhe e blu…

Ne nuk do ndalemi kurre, represioni e padrejtesia juaj thjesht na bejne me te forte…

Kenget tona jane kenduar neper rrajonet e dhomat me te erreta te sistemit komunist…

Ju nuk na beni aspak pershtypje!

GJITHMONE DHE VETEM ME TIRONEN KUNDER TE GJITHEVE DHE GJITHCKAJE!

Ne jemi Tirona…

Ne jemi Fanatics!

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment