Sport

VIDEO/ Inter vuan, por merr një fitore me zemër, Torino dorëzohet vetëm në pjesën e dytë

Sfida e “San Siros” prodhoi gjithçka. Skuadra e Conte zhvilloi një pjesë të parë të dobët, madje u ndëshkua me gol në fundin e saj, me topin që u dërgua në rrjetë nga Zaza
Featured image of article: VIDEO/ Inter vuan, por merr një fitore me zemër, Torino dorëzohet vetëm në pjesën e dytë Inter-Torino

MILANO-Në javën e tetë të Serie A, Inter mund Torinon 4-2 me një përmbysje të çmendur. Sfida e “San Siros” prodhoi gjithçka. Skuadra e Conte zhvilloi një pjesë të parë të dobët, madje u ndëshkua me gol në fundin e saj, me topin që u dërgua në rrjetë nga Zaza.

Sikur të mos mjaftonte disavantazhi i pjesës së parë, zikaltrit pësuan të dytin në minutën e 62-të me 11-metësh, që u akordua nga kryesori për ndërhyrje të gabuar të Ashley Young vetëm pas sinjalizimit të sistetim VAR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pikërisht pas këtij momenti zgjohet Interi, shkurton në 1-2 diferencën me Alexis Sanchez dhe në të 67-ën barazon me penallti me Romelu Lukakun, edhe në këtë rast pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Në të 84-tën minutë kundërsulmon Interi nga e majta e sulmit për Lukakun, që bën më të mirën duke pasuar në qendër për Lautaron, që e pati të lehtë të shënonte golin e 4-2 dhe të pestin personal në këtë kampionat.

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment