Sport

VIDEO/ Inter vuan ndaj Sasuolos, por Lu-La nuk zhgënjen, Ronaldo dhe Dybala zgjojnë Juventusin ndaj Napolit

Një ndeshje që nisi mirë për skuadrën e Antonio Contes që vetëm në 10 minuta lojë shënoi me anë të Lukakut. Asisti i dhënë nga Young gjeti sulmuesin belg të gatshëm që shënoi golin e 21-të në kampionat.
Featured image of article: VIDEO/ Inter vuan ndaj Sasuolos, por Lu-La nuk zhgënjen, Ronaldo dhe Dybala zgjojnë Juventusin ndaj Napolit Lukaku dhe Lautaro Martinez

ITALI– Juventus dhe Inter nuk zhgënjejnë në takimet e prapambetura të Serisë A. Zikaltrit fituan 2-1 ndaj Sassuolos në “San Siro”. Një ndeshje që nisi mirë për skuadrën e Antonio Contes që vetëm në 10 minuta lojë shënoi me anë të Lukakut. Asisti i dhënë nga Young gjeti sulmuesin belg të gatshëm që shënoi golin e 21-të në kampionat.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Inter që gjeti golin e dytë në minutën e 67-të me anë të Lautaro Martinez. Për Sassuolon shënoi Traore 5 minuta nga përfundimi i ndeshjes, një realizim thjesht për statistikë pasi Inter arkivon fitoren e rradhës dhe shkon +11 nga Milan i vendit të dytë.

Reagon mjaft mirë edhe Juventus, që pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore, ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 përballë Napolit në ndeshjen e prapambetur nga java e tretë e kampionatit.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Paulo Dybala në të dytën shënuan për bardhezinjtë, ndërsa Napoli rihapi ndeshjen me Lorenzo Insignen, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 90’, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 59 pikë, një më tepër se Atalanta dhe tre më shumë se Napoli, me të cilat do të duelojë deri në fund për një vend në zonën Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment