Sport

VIDEO/ Inter ringrihet pas humbjes në Champions, tris Sassuolos dhe presion kreut të renditjes

Zikaltërit reaguan mirë në kampionat ndaj Sassuolos, kundërshtar që nuk kishte pësuar asnjë humbje në 9 javë kampionat duke fituar me shifrat 3-0
Featured image of article: VIDEO/ Inter ringrihet pas humbjes në Champions, tris Sassuolos dhe presion kreut të renditjes Inter

ITALI- Për Interin duhej një autokritikë e fortë pas humbjes në mesjavë ndaj Real Madrid. Zikaltërit reaguan mirë në kampionat ndaj Sassuolos, kundërshtar që nuk kishte pësuar asnjë humbje në 9 javë kampionat duke fituar me shifrat 3-0. Pa u mbushur ende 4 minuta lojë, Alexis Sanchez shfrytëzoi asistin perfekt të marrë nga Lautaro Martinez duke kaluar në epërsi skuadrën e Contes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk vonoi dhe në të 14-ën një goditje e fortë e Vidal u devijua në rrjetën e tij nga rumuni Chiriches, autogol që i dha epërsinë e dyfishtë Interit. Pavarsisht përpjekjeve të shumta të vendasve mbrojtja zikaltër këtë herë funksionoi dhe për herë të dytë në këtë sezon nuk pësoi gol, ndërkohë që fitorja e zikaltërve u vulos në minutën e 60-të nga goli i Gagliardinit që shënoi me një goditje fluturimthi të tretin për Interin pas asistit të Darmian. Me këtë fitore Interi u ngjit në kuotën e 18 pikëve dhe pas 9 javësh ka sulmin më të mirë të Serie A.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment