Sport

VIDEO/Inter fiton dhe Conte kalon rekordin e Jose Mourinhos, D’Ambrosio dhe Martinez nderojnë zikaltërit përballë Napolit

Conte vendosi një rekord përsa i përket numrit të pikëve me Interin që nuk e kishte kaluar ndonjëherë shifrën e 76 pikëve
Featured image of article: VIDEO/Inter fiton dhe Conte kalon rekordin e Jose Mourinhos, D’Ambrosio dhe Martinez nderojnë zikaltërit përballë Napolit Skuadra e Interit

ITALI– Inter fiton 2-0 përballë Napolit në javën e 37-të të Serie A. Në minutën e 11-të zikaltërit gjetën avantazhin me anë të  D’Ambrosio i shërbyer nga Biraghi, mbrojtësi mposhti Meret për një gol të gjithin italian pasi në aksion mori pjesë edhe Candreva. Në pjesën e dytë në minutën e 60-të Conte zëvendësoi Sanchez me Lautaro Martinez dhe argjentinasi ja shpërbleu pasi në minutën e 74-t pas një inkursioni personal realizoi një gol të bukur nga distanca duke dyfishuar shifrat.

Kaq mjaftoi që Interi të merrte tre pikë shumë të rëndësishme në garën për vendin e 2-të ndërkohë që Conte vendosi një rekord përsa i përket numrit të pikëve me Interin që nuk e kishte kaluar ndonjëherë shifrën e 76 pikëve që pas sezonit 2009-2010 kur me Jose Mourinhon në stol fitoi tripletën e famshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment