Sport

VIDEO / Ibrahimoviç-Milan, historia vazhdon, ka nënshkruar deri në vitin 2022

Zlatan, me Raiola si menaxher, ka arrirtur një marrëveshje me kuqezinjtë. Për në fushë duhet pritur rikuperimi i dëmtimit, që do të vlerësohet dita ditës. Një problem më serioz, do të thotë se sezoni mbaron për suedezin
Featured image of article: VIDEO / Ibrahimoviç-Milan, historia vazhdon, ka nënshkruar deri në vitin 2022
Përditësuar:

ITALI – Lajmi u zyrtarizua në darkë. Zlatan Ibrahimoviç mbetet kuqezi, ai nënshkroi rinovimin e kontratës me Milanin deri në vitin 2022. Ceremonia u zhvillua, në prani të agjentit të suedezit, Mino Raiola, në “Casa Milan”, ku Zlatan kishte mbërritur me një kostum dhe kravatë pak pas orës 19:00.

Lajmi pritej. Maldini disa ditë më parë, kishte deklaruar se vetëm disa detaje të vogla mungonin dhe se tymi i bardhë ishte shumë afër. Por është gjë tjetër të flasësh dhe një gjë tjetër të shohësh firmën në fund të kontratës.

Guri i parë, mbi të cilin mesa duket do të rinisë sezoni i ardhshëm i Milanit, është pra ky, që do të mbushë 40 vjeç në tetor dhe synon fuqimisht të luajë Champions League me fanellën e kuqezinjve. Kjo mund të jetë e çuditshme, sidomos kur flasim për një klub që i ka sytë te të rinjtë. Por kuqezinjtë janë gjithashtu një klub, që gjatë rrugës ka kuptuar se nuk mund të injorohen disa figura ekspertësh.

Dhe në këtë kuptim, Ibra, edhe nëse punësimi i tij nuk mund të jetë i vazhdueshëm, është një personazh i pazëvendësueshëm në dhomën e zhveshjes në Milanello. Paga do të mbetet e njëjtë, ose 7 milionë neto që ai merr në sezonin aktual (por duke përfshirë edhe shpërblimet, pra të ndara midis pjesës fikse dhe asaj të ndryshueshme).

AC Milan është skuadra për të cilën Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur më shumë në Itali. Pasi ka shënuar 84 gola në 130 ndeshje me kuqezinjtë, sulmuesi suedez do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi edhe në sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment