Sport

VIDEO/ Ibra, super dopietë dhe dëmtim, Milan bën atë që nuk bënte prej 10 vitesh në Napoli

jë fitore që mungonte prej 10 vitesh në stadiumin “San Paolo, në atë kohë kuqezinjtë triumfonin me golat e Robinhos dhe Zlatan Ibrahimovic
Featured image of article: VIDEO/ Ibra, super dopietë dhe dëmtim, Milan bën atë që nuk bënte prej 10 vitesh në Napoli Milan

NAPOLI-Në javën e 8-të të Serisë A, Milan mund Napolin 3-1 dhe mbetet i vetëm në krye të tabelës. Në “San Paolo”, protagonist është Zlatan Ibrahimovic: gjithçka filloi në minutën e 20-të kur kur me një goditje të shkëlqyer me kokë kaloi në avantazh kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë, Ibra shtoi edhe një tjetër gol në portën e Napolit, duke dyfishuar shifrat për Milanin e duke u konfirmuar në një formë të shkëlqyer. Por pak minuta pas golit të dytë të Ibras, Mertens gjeti rrjetën në anën tjetër dhe rihapi sfidën, duke bërë më entuziazmues minutat e fundit të këtij dueli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, kartoni i kuq i Bakayoko i dha mundësinë Milanit të administronte rezultatin dhe të shënonte në fund edhe të tretin me Hauge, duke vulosur fitoren 3-1 që e kthen në vendin e parë në renditje. Një fitore që mungonte prej 10 vitesh në stadiumin “San Paolo, në atë kohë kuqezinjtë triumfonin me golat e Robinhos dhe Zlatan Ibrahimovic.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment