Sport

VIDEO/ I pari që zbret në fushë është Buffon, presidenti i Napolit letër Federatës: Nuk na autorizuan…

As arbitrat e as ekipi i parë nuk kanë zbritur në fushë, por ka qenë Bufon së bashku me anëtarë të stafit bardhezi që kanë qenë në pritje të skuadrës së Napolit
Featured image of article: VIDEO/ I pari që zbret në fushë është Buffon, presidenti i Napolit letër Federatës: Nuk na autorizuan… Buffon

ITALI– Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos për të luajtur ndeshjen ndaj Juventusit, e planifikuar për mbrëmjen e sotme, megjithatë duket se do ta humbë këtë takim në tavolinë, pasi Liga e Serisë A vendosi të mos e shtyjë ndeshjen.Një skenë krejtësisht e paprecedentë, që nuk është parë në historinë e futbollit italian.

 

As arbitrat e as ekipi i parë nuk kanë zbritur në fushë, por ka qenë Bufon së bashku me anëtarë të stafit bardhezi që kanë qenë në pritje të skuadrës së Napolit. Pritjen e tyre e kanë shoqëruar edhe tifozët e limituar që gjendeshin në tribuna, të cilët duhet të kthehen në shtëpi pa futboll mbrëmjen e sotme. Ndërkohë nga Napoli, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis Së fundi ka reaguar me një letër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne nuk mund të udhëtonim drejt Torinos, pasi  Zyra Shëndetësore Rajonale mori në konsideratë protokollin, por arsyetoi se nuk mund të garantohet izolimi i lojtarëve në rajonin e Piemontes. Ne kemi dokumentet e autoriteteve shëndetësore, që nuk na autorizojnë udhëtimin drejt Torinos, ndaj përballë këtyre provave, kërkojmë shtyrjen e ndeshjes me Juventusin”, thuhet ndër të tjera në letrën e De Laurentiis.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment