Aktualitet

I moshuari shkel karantinën, polici e ushtari e ‘ndëshkojnë’, realiteti i hidhur në Tiranë, askush s’ja ngre pazaret me ushqime

VIDEO
Gazetarja Esiona Konomi, ka ndarë pamjet e trishta në rrjetet sociale, ku pyet se a mos do të ishte vallë më mirë që polic dhe ushtar, para se ta njoftonin për t’u larguar, ta ndihmonin me çantat që kishte në duar? 
Featured image of article: I moshuari shkel karantinën, polici e ushtari e ‘ndëshkojnë’, realiteti i hidhur në Tiranë, askush s’ja ngre pazaret me ushqime I moshuari ne Tirane

TIRANE- Në kohën kur të gjitha institucionet bëjnë thirrje që qytetarët e veçanërisht të moshuarit të qëndrojnë brenda e të mos dalin, ky zotëri në Tiranë, ka zgjedhur të bëjë të kundërtën. Për shkak të mungesës së informacionit, apo thjesht për rebelizëm të brendshëm, ai ka dalë nga banesa apo institucioni ku qëndron, dhe ka shkuar të bëjë pazaret. Në kthim, me qeset në duar, është ulur pranë Lulishtes tek Stadiumi Dinamo, ku befas janë shfaqur autoritetet.

Gazetarja Esiona Konomi, ka ndarë pamjet e trishta në rrjetet sociale, ku pyet se a mos do të ishte vallë më mirë që polic dhe ushtar, para se ta njoftonin për t’u larguar, ta ndihmonin me çantat që kishte në duar?  “Ka bërë pazaret, nuk po i ngrë dot. Po pushon. Por ushtari e polici, në vend që ta ndihmojnë me ngarkesën, e urdhërojnë të largohet nga parku. Sikur do jua bënte shpenzimet shërbimi social pensionisteve apo jo? Video Abc News Albania”, shkruan Konomi, teksa kujton deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se do të ishte Shërbimi Social, ai që do të bënte pazaret dhe do të ushqente të moshuarit pa familje.

VIDEO e shpërndarë nga Esiona Konomi:

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka bërë pazaret, nuk po i ngrë dot. Po pushon. Por ushtari e polici, në vend që ta ndihmojnë me ngarkesën, e urdhërojnë të largohet nga parku. Sikur do jua bënte shpenzimet shërbimi social pensionisteve apo jo?Video Abc News Albania

Gepostet von Esiona Konomi am Donnerstag, 19. März 2020

Bilanci i të infektuarve nga COVID-19 sot ka shkuar në 64 të prekur dhe 2 viktima.  Viktima e parë me COVID-19 ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa i dyti, një burrë 66 vjeç nga Lushnja. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Kavajë e Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment