Politike

VIDEO/ I moshuari i shtrirë në tokë, policia vijon ta sulmojë me gaz

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, ku një i moshuar i shtrirë përtokë sulmohet me gaz nga policia. Në ndihmë të të moshuarit shkon ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, por sërish policia nuk pushon së lëshuar gaz.
Featured image of article: VIDEO/ I moshuari i shtrirë në tokë, policia vijon ta sulmojë me gaz Policia sulmon me gaz të moshuarin

TIRANË- Opozita zhvilloi ditën e sotme protestën e paralajmëruar prej rreth një muaji më parë, protestë e cila nuk kaloi pa incidente dhe përplasje me policinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video, në të cilën shihen efektivët e policisë, duke sulmuar me gaz disa protestues, të cilët po qëndronin në rrugë qetësisht, ndërsa një i moshuar është ndjerë keq nga gazi. 

Në video është edhe deputeti Gent Strazimiri, i cili po ndihmon të moshuarin, por që të dy sulmohen nga policia.

Bashkëngjitur videos në fjalë Berisha shkruan:

“Nje video e nje barbarie shtazore!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shikoni kriminelin si i jep viktimes goditjen e meshires!

Ne video nje i moshuar shtrire nga gazi ne toke, dy persona qe po e ndihmojne, njeri eshte ish deputeti Gent Strazimiri dhe nje narkopolic i droguar qe e godet te shtririn me sprite ne fytyre, si vrases i jep viktimes goditjen e meshires. sb”

Më herët edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj policisë, që sipas tij kishin sulmuar disa protestues me gaz ndonëse nuk po bënin asgjë. (Lexo këtu)

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

Shto Koment