
KOSOVË-Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar një video në të cilën shihet një grua teksa i hedh mbeturinat në rrugë dhe më pas i fotografon.
Me anë të një postimi në Facebook Muhaxheri ka paralajmëruar se dhe në ditët në vijim do të bëjë të njëjtën gjë, për çdo person që ndot ambjentin do ta bëjë publike dhe do gjobitet.
“I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak. Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!,”-ka shkruar ai në Twitter.
Video e plotë:
(k.a/dosja.al)