Politike

VIDEO/ I besuari i tij i zuri vendin Valbon Sakos, Dako ‘fillon punë’ në Bashkinë Durrës

Bërisha shton se Dako është përgjegjës për katastrofën që la pas tërmeti, por sot ka shkaur sërish në bashki dhe “ka filluar punë”.
Featured image of article: VIDEO/ I besuari i tij i zuri vendin Valbon Sakos, Dako ‘fillon punë’ në Bashkinë Durrës Vangjush Dako në Bashkinë Durrës

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të Vangjush Dakos, i cili është shfaqur pas një “zhdukje” të gjatë nga jeta politike. Sot Dako është parë në ambientet e Bashkisë Durrës, pasi në krye të bashkisë është emëruar një ndër të besuarit e tij.

Bërisha shton se Dako është përgjegjës për katastrofën që la pas tërmeti, por sot ka shkaur sërish në bashki dhe “ka filluar punë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjush Betoni “fillon punen” ne Bashkine e Durresit. Durresi, Tirana dhe mbare Shqiperia, perveç termetit te rende, pergjegjes per katastrofen qe ai krijoi, tregojne me gisht Gjushin per Durresin, i cil qeveris qytetin nga 2007 dhe e mori nga Mir Hoti. Kurse per Tiranen gishtin e vendosin tek Edvin Mafia, i cili vet per 11 vite dhe se bashku me Lal Plehun edhe tre te tjera. Pas emerimit te delinkuentit mafioz Zhyljen tendermenit nen hetim te Gjushit, ne vend te Sakos, vet Gjushi i zhdukur gjithe keto dite u shfaq duke hyre ne Bashkine e Durresit. Ndiqeni videon. Sb”, shkruan Berisha.

Ditën e sotme, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment