Aktualitet

VIDEO/ Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala rrëfen tragjedinë: Shteti më mashtroi për dëmshpërblimin. Ramës s’ia fal!

Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e harruara këtu. Ylber Lala, i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, (gjyshja), Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç.
Featured image of article: VIDEO/ Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala rrëfen tragjedinë: Shteti më mashtroi për dëmshpërblimin. Ramës s’ia fal! Ylber Lala

TIRANË– Më 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori 51 jetë njerëzish. “Këneta” e Durrësit ishte ndër zonat më të goditura të atij tërmeti. Në këtë vend ku më parë gjallëronte jeta mes zërave të fëmijëve dhe dashurisë së prindërve e gjyshërve nuk ka mbetur më asgjë. Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e harruara këtu. Ylber Lala, i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, (gjyshja), Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç.

8 anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth 3 vite që ishin vendosur. Pikëllimi mbërtheu zemrat e atyre që mbijetuan nga ai tërmet. Por tragjedia për Ylber Lalën nuk mbaroi më 26 nëntor. Ditën kur u përcollën në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës, Fiqirete Lala, 64 vjeçe, njëkohësisht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës, gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja.

Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës, ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nëna ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendiciti dhe ndodhej në spital. Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosnin të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija, por ne nuk i treguam. Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte, por ai si tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinj që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku, na la…”, tha Ylberi.

Babai i Ylberit, Ali Ramë Lala, 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Deri 9 muaj më parë jetoja me bashkëshorten time, ngela vetëm. Si jetoj?! Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë, por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë (tregon se s’ka paguar herën e fundit). Vuaj nga hernia diskale, por këmbët nuk i kam funksionale. Qëndroj shtrirë, ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë, një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot”, tha Ali Ramë Lala i përlotur dhe i dëshpëruar. Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësisht. 3 djemtë e Ali Lalës sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj.

Traumat e asaj tragjedie pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lalës. Ai ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungesë të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike. Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të flasë sot, Ylberi iu përgjigj: “Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….(Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash por mos e prek plagën”, tha ai.

Marrë nga BalkanWeb

Shto Koment