Sport

VIDEO/ Humb 11-metërsh dhe godet traversën, Kukësi frikëson Wolfsburg,por gjermanët fitojnë 4-0

Nënkampionët e Shqipërisë përtej disfatës së thellë u munduan të përballeshin si të barabartë me këtë kundërshtar të fortë dhe në të paktën dy raste ishin të pafat, duke humbur një 11-metërsh dhe goditur traversën
Featured image of article: VIDEO/ Humb 11-metërsh dhe godet traversën, Kukësi frikëson Wolfsburg,por gjermanët fitojnë 4-0 Kukësi vs Wolfsburg

TIRANË-Kukësi humb 0-4 përballë Wolfsburgut në “Air Albania” por largohet me kokën lart nga “Europa League”. Nënkampionët e Shqipërisë përtej disfatës së thellë u munduan të përballeshin si të barabartë me këtë kundërshtar të fortë dhe në të paktën dy raste ishin të pafat, duke humbur një 11-metërsh dhe goditur traversën. Wout Ëeghorst zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar pasigurinë e Obanor në spastrimin e zonës, ndërsa në të 33-ën dyfishoi shifrat Lacroix.

Vetëm pak çaste më vonë Kukësit iu dha mundësia të rihapte ndeshjen, por goditja e fortë e Rrocës nga pika e bardhë e penalltisë u devijua nga portierin Casteels.Kukësi hyri në fushë me mentalitetin e duhur në pjesën e dytë, por ishte i pafat në minutën e 57-të, kur goditja diagonale e Gashit, i hedhur në fushë në vend të Mustës, u stampua në traversë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Golin e tretë e shënoi Wegorhst në minutën e 74-t. Rezultatin përfundimtar 0-4 e vulosi një shqiptar, pikërisht Admir Mehmedi, i shërbyer nga Schlager.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment